Kombinime ngjyrash per te transformuar shtepine tuaj
Kur vjen puna tek ekperimentimi me ngjyrat për sa i përket arredimit të brendshëm, mundësitë janë të pafundme dhe përfshijnë nuanca nga më të ndryshmet.
Ju mund të zgjidhni mjaft lehtë të shkoni drejt ngjyrave të theksuara duke përdorur ngjyrën rozë apo të kuqe, ose të synoni për një ambjent më të qetë përmes nuancave neutrale të ngjyrave, ose të merrni pak nga të dyja duke i kombinuar në një të vetme.Ngjyrat që ne përzgjedhim nuk kanë vetëm një ndikim në humorin tonë dhe në gjendjen emocionale, por sipas dizenjuesve ato kanë aftësi edhe për të transformuar ambjentin tonë. Duke pasur këto në mendje, ne kemi grumbulluar një koleksion të dhomave të ndenjes që janë të tejmbushura me një mori kombinimesh të nuancave të ngjyrave. Përdorni këto foto si frymëzim për të përfshirë më shumë ngjyra nëarredimin tuaj të brendshëm.